Shkolla Rrezor  Mleqan, Malishevë, Republika e Kosovës – Republic of Kosova

Arkiv October, 2009

MASHT-i ka filluar ndërtimin e dy terrene sportive për nxënësit e shkollës sonë, kjo është edhe një arsye më shumë t’i gëzohemi shkollës së re, që tani më është në fazën përfundimtare… Me të drejtë udhëheqësi karizmatik i MASHT-it  z. Enver Hoxhaj pati thënë: "Fuqia e shtetit varet nga cilësia e njerëzve të tij, prandaj edhe investimet në fushën e arsimit, janë investime jo vetëm që ta ndryshojmë sistemin arsimor, por, ta ndryshojmë Republikën e Kosovës". 



Së shpejti MASHT-i me pëlqimin Qeverisë Komunale të Malishevës, për nxënësit e shkollës sonë do të ndërtojë dy terrene sportive me dimensione 21×41 m, rrethojën e oborrit të shkollës, 400 m2 gjelbërim, mbjelljen e 20 drujve halor etj..
Shkolla jonë falënderon MASHT-in dhe Qeverinë Komunale për bashkëpunim.
Partneriteti është jeta dhe shpirti i shkollës.



Kapiteni i LMT-së z. Baum, ka filluar misionin e tij në Republikën e Kosovës. Sot ai bëri të parën vizitë në shkollën tonë.
Për të qenë shkolla efektive duhet t’i identifikojë partnerët në rrafshe dhe në nivele të ndryshme duke filluar nga vendi, komuna , shteti dhe deri te partnerët ndërkombëtarë. Shkolla jonë ka rrjetin e partnerëve, pa të cilët e ka të vështirë të ec, e një ndër partnerët e shumtë është edhe KFOR-i.

Kapitenit të LMT-së z. Sascha Baum i dëshiroi mirëseardhje drejtori i shkollës z. Alush Kryeziu



Fasada e jashtme bojatiset
20.10.2009 Alush Kryeziu

Inxhinieri Shemsi Daka monitoron dhe udhëzon me përgjegjësi të lartë punimet rreth ndërtimit të shkollës së re.
Kulmi (çatia) nuk ka përfunduar ende, stafi i shkollës është i brengosur për shkakun se punimet po ecin shumë ngathët, prandaj kërkon nga punëkryesi organizim më të mirë në mënyrë që punimet të ecin më shpejt..
Stafi i shkollës falënderon përkushtimin e inxhinierit të autorizuar nga MASHT-i z. Shemsi Daka.



Po vjen dita… do t’i djegim plagët që i mallkuari na i hapi dhe me hirin e tyre do të mëkojmë tokën tonë të dashur… do ta punojmë bahçen tonë e do të mbjellim të lumtur… se ditë e natë e natë e ditë do të mësojmë… si zotër, me dituri do vjelim frytet e punës sonë… do të na qesh fytyra e toka do të mbajë erë buke, erë vatre… se do vijë dita kur në çdo kështjellë shqiptarie do bien të lumtura kambanat…



Nxënësit e klasës së pestë me përkushtim po zbatojnë hapat e projektit “Kosovision Kontest 2”. Ata po përgatiten që të fitojnë shkathtësi për të sjellë ide, ide të organizimit dhe të planifikimit që do të sjellin ndryshime të dëshirueshme jo vetëm në shkollë por edhe në mjedisin ku ata jetojnë. Ky projekt i madh në formë gare dhe me karakter arsimor, po nxit imagjinatën tek fëmijët që të prodhojnë zgjidhje për t’i mundur pengesat…



Kapiteni i LMT-së z. Uttinger përshëndetet me stafin e shkollës sonë me rastin e përfundimit të misionit të tij paqësor në Republikën e Kosovës.
Z. Uttinger ka lënë mbresa të shkëlqyeshme, partneriteti i sinqertë i tij ka vlera për shkollën tonë.
Faleminderit z. Uttinger!



Ekipi Ndërlidhës Monitorues i KFOR-it (LMT), përkatësisht kapiteni i LMT-së z. Uttinger, me rastin e dhjetëvjetorit të veprimit të KFOR-it dhe LMT-së në Republikën e Kosovës, shkollës sonë i dhuroi një pikturë dhe një mesazh; -  "Republika e Kosovës vend i bukur për të jetuar në të dhe se të gjithë duhet të angazhohemi që ta ruajmë atë".

Drejtori i shkollës, z. Alush Kryeziu falënderoi kapitenin z. Uttinger, për dhuratën shumë të çmuar.