- Lajme (316)
- AA – Letrat e vizitorëve
- Arkivi
- Bashkëpunimi me prindër
- Dhuna psikologjike si pasojë e paaftësisë
- Fjalorthi
- Foto 2008/2009
- Foto 2009/2010
- Fotografi që flasin…
- Gjej enigmën…
- Gjuhë dhe letërsi shqipe
- Grupi letrar
- Historiku i shkollës
- Informacione për arsim
- Karakteristikat e shkollës cilësore – të efektshme
- Këndi i video pamjeve
- Komiteti i Shkollës
- Kuadri arsimor
- Leksione për ndryshimin personal
- Menaxhimi i ndryshimeve në shkollë
- Mendime të arta
- Metodat bashkëkohore të planifikimit
- Moduli I – IX – PDF
- Monografi – nga Ramadan Krasniqi
- Mosdiskriminimi
- Ndërtimi i shkollës – Foto
- Nëntor 2006
- Opinione…
- Partneret e shkollës
- Planifikimi dhe vlerësimi
- Qeverisja dhe Udhëheqja në Arsim
- Shkolla dhe komuniteti
- Të drejtat e fëmijëve
- Treguesi kronologjik
- Vlerësimi në bazë shkolle
- Zhvillimi i kurrikulit
Arkiv September, 2009
30.09.2009 Alush Kryeziu
Inspektorët e Sektorit të Inspektimit nga Gjakova, z. Besim Muhadri dhe z. Hasan Sadriu, verifikuan ecurinë e procesit mësimor në shkollën tonë. Ata me theks të veçantë u interesuan mbi procedurën e pranimit të kuadrit mësimor për vitin shkollor 2009/2010.
Kushtet dhe organizimi i mësimit po ashtu ishin objekt i inspektimit. Me këtë rast inspektorët morën informacion nga drejtori i shkollës z. Alush Kryeziu edhe mbi pengesat serioze që ballafaqohet shkolla, sidomos për sa i takon hapësirës shkollore që është shumë e kufizuar. Mësimi organizohet në tri ndërresa dhe punohet edhe në dy klasa kontejner, për këtë arsye ora mësimore zgjatë 40 minuta. (1).png)
Foto: Mësimi në klasën kontejner – Klasa VII-2
Inspektorët z. Besim Muhadri dhe z. Hasan Sadriu, panë nga afër kushtet shumë të vështira në njërën nga klasat kontejner të shkollës sonë.
11.09.2009 Alush Kryeziu
Departamenti i Infrastrukturës pranë MASHT-it ka vlerësuar pozitivisht projekt – propozimin e shkollës sonë për ndërtimin e fushës sportive. Ketë sihariq e sollën sot, z. Isuf Gashi dhe z. Bajram Beqiraj, zyrtarë në Departamentin për Infrastrukturë në MASHT. Projektin për fushën sportive e ka përkrahur dhe e ka dhënë pëlqimin edhe Qeveria Komunale, përkatësisht DKA në Malishevë.
Është ky projekti që do të gëzojë shumë nxënësit e shkollës sonë. Ata do të kenë hapësira sportive shumë të përshtatshme, prandaj shkolla do të jetë edhe më shumë tërheqëse për ta…
MASHT-i, partneri ynë më i fuqishëm, po investon në cilësinë e ardhmërisë sonë, prandaj ne i jemi sinqerisht mirënjohës.
8.09.2009 Alush Kryeziu
Sot në sallën e Asamblesë Komunale në Malishevë u bë prezantimi i projektit: KOSOVISION CONTEST – Fëmijët bëjnë të ardhmen e Kosovës

.png)
Prezantimin e projektit e bënë: Gonxhe Mejzini dhe Tahir Bakalli nga Qendra Didaktike e Gjakovës. Pjesëmarrës ishin drejtoret e shkollave fillore të komunës sonë.
Gjerësisht kliko >>>>këtu<<<<<
Lidhje: www.kosovision.ch
Lidhje: http://www.kosovision.org
7.09.2009 Alush Kryeziu
Ditëlindja e tretë e ueb-faqes
.png)
Tre vjet punë dhe aktivitet sot mbushi ueb-faqja e shkollës sonë. Më shumë se dyqind informata janë bërë publike për këto tri vite. Me dhjetëra punime e materiale arsimore të publikuara, aktivitete mësimore dhe edukative të shumta. Na kanë arritur me qindra letra mbështetëse nga vizitorët, me mijëra anëtarësime nga të gjitha trojet shqiptare… Për këto tri vite është rritur numri i partnerëve, pa të cilët shkolla nuk mund të ec, ata mbështesin dhe përkrahin shkollën tonë, ndihmojnë dhe e bëjnë jetën shkollore më kuptimplote…
Shkolla duhet ta këtë të qartë se pa bashkëpunim me komunitetin, nuk do të arrijë kurrë të jetë shkollë efektive dhe nuk do të jetë në gjendje të përballet kurrë me sfidat e këtij shekulli, po aq përgjegjësi ka edhe komuniteti sepse po nuk bashkëpunoi me shkollën nuk do të arrijë kurrë të jetë shoqëri e zhvilluar as e integruar në shoqëritë e zhvilluara.
Falënderojmë të gjithë partnerët!
.png)
6.09.2009 Alush Kryeziu
.png)
Krahas punimeve rreth kulmit (çatisë) edhe fasada e jashtme paralelisht ka filluar të punohet.
Ritmi i punimeve do të duhej të intensifikohej edhe më shumë…
Besojmë se në fund të tetorit shkolla e re do të jetë e përfunduar.
Pengesave që po ballafaqohemi vite me radhë, po u vije fundi…
Në kujtesën tonë klasat kontejner… A nuk mjafton kjo kujtesë, që ta ruajmë e mirëmbajmë shkollën e re?
.png)
3.09.2009 Alush Kryeziu
Ekipi Ndërlidhës Monitorues në kuadër të KFOR-it – LMT sot vizitoi shkollën tonë. Kapiteni z. Uttinger, pasi uroi për fillimin e vitit të ri shkollor, shkollës sonë i dhuroi 10 çanta me mbishkrimin “Dritarja” dhe disa numra të revistës me të njëjtin emër. .png)
Çantat do t’ju shpërndahen nxënësve që kanë nevojë më shumë.
Drejtori i shkollës falënderoi kapitenin z. Uttinger për ndihmën dhe partneritetin që po i ofron shkollës sonë.
1.09.2009 Alush Kryeziu
Sot, më 1 shtator, ka nis viti i ri shkollor 2009 – 2010.
Nxënës, prindër dhe mësimdhënës, fytyrëqeshur, zbukuruan shkollën, ata manifestuan gëzimin, gëzimin e dijenxënies.
Gëzimin dhe lumturinë e nxënësve të shkollës sonë, e rriti fuqishëm, Qeveria e Republikës së Kosovës, e cila ua ka sjellë falas librat shkollor, të gjithë nxënësve të klasës së parë e deri në të nëntën. Librat shkollor janë dhënë falas për të gjitha shkollat fillore dhe të mesme të ulta në tërë Republikën e Kosovës.
.png)
Nxënësit, prindërit dhe mësimdhënësit, kanë edhe një arsye më shumë që të gëzohen, sepse shumë shpejt, ne do të kemi shkollën e re, moderne e bashkëkohore e cila është në fazën përfundimtare të ndërtimit.
Investimet për shkollën e re, e cila do të na zbukurojë jetën tonë, po i bartë Qeveria e Republikës së Kosovës, përkatësisht Ministria e Arsimit.