- Lajme (316)
- AA – Letrat e vizitorëve
- Arkivi
- Bashkëpunimi me prindër
- Dhuna psikologjike si pasojë e paaftësisë
- Fjalorthi
- Foto 2008/2009
- Foto 2009/2010
- Fotografi që flasin…
- Gjej enigmën…
- Gjuhë dhe letërsi shqipe
- Grupi letrar
- Historiku i shkollës
- Informacione për arsim
- Karakteristikat e shkollës cilësore – të efektshme
- Këndi i video pamjeve
- Komiteti i Shkollës
- Kuadri arsimor
- Leksione për ndryshimin personal
- Menaxhimi i ndryshimeve në shkollë
- Mendime të arta
- Metodat bashkëkohore të planifikimit
- Moduli I – IX – PDF
- Monografi – nga Ramadan Krasniqi
- Mosdiskriminimi
- Ndërtimi i shkollës – Foto
- Nëntor 2006
- Opinione…
- Partneret e shkollës
- Planifikimi dhe vlerësimi
- Qeverisja dhe Udhëheqja në Arsim
- Shkolla dhe komuniteti
- Të drejtat e fëmijëve
- Treguesi kronologjik
- Vlerësimi në bazë shkolle
- Zhvillimi i kurrikulit
Arkiv June, 2009
30.06.2009 Alush Kryeziu
.png)
Kapiteni i LMT – së z. Uttinger vizitoi shkollën e re që po ndërtohet.
Edhe gëzimi me miq, ka kuptim më shumë.
Ekipi Ndërlidhës Monitorues i KFOR -it, (Liaison Monitoring Team – LMT), është një ndër partnerët e shkollës sonë, që në vazhdimësi ka treguar mbështetje dhe stimulim për shkollën tonë.
LMT është vërtet një ndërlidhje e bashkëpunimit të sinqertë shkollë–komunitet të përmasave kombëtare e ndërkombëtare.
Falënderojmë LMT-në!
30.06.2009 Alush Kryeziu
Sot u komunikua suksesi i nxënësve për nivelin e parë dhe nivelin e dytë.
Interesimi i prindërve për pjesëmarrje, në këtë tubim, ishte në nivel. Komunikimi u bë për çdo klasë, veç e veç .
(2).png)
Edhe pse shkolla jonë u ballafaqua me pengesa, (mungesa e hapësirave të brendshme shkollore), ky vit shkollor u kurorëzua me sukses mjaft të mirë.
29.06.2009 Alush Kryeziu
(2).png)
,,Dykuptimësia e shprehjes ‘’forcat e ndryshimit’’ është e qëllimshme. Ndryshimi është i kudogjendshëm dhe i pareshtur dhe na imponohet në çdo hap që bëjmë. Në të njëjtën kohë, sekreti i rritjes dhe zhvillimit është që të dish se si t’u bësh ballë forcave të ndryshimit – duke i kthyer forcat pozitive në dobinë tonë, ndërkohë që u ,,çmprehim tehun’’ e forcave negative. E ardhmja e botës është një e ardhme e të nxënit, të përgatitjes për të përballur ndryshimin. – Majkëll Fullan
(1).png)
26.06.2009 Alush Kryeziu
MASHT-i organizoi testin kombëtar për semimaturantët.
(1).png)
Nxënësit e shkollës sonë testin e mbajten në Shkollën e Mesme Profesionale “Lasgush Poradeci” në Kijevë.
.png)
Administratorë: nga MASHT-i ishte Abdurrahman Simnica, nga DKA Remzi Buçaj, Emine Krasniqi dhe Bedri Javori.
(1).png)
Përshëndetje administrator i ueb-faqes – Shkolla Rrezor,
Detyra e jonë ishte që së bashku me Ju te jemi në nivel, andaj për punën që e kemi bërë besoj se të gjithë kemi qenë në nivel, Ju, dhe të gjithë arsimtarët (Administruesit, Vëzhguesit). Me rëndësi është që edhe fëmijët tanë (nxënësit) të jenë në nivelin e duhur dhe uroj që në këtë semimaturë do të korrin edhe suksesin më të mirë, sepse kjo për ne është me rëndësi.
Ju përshëndes Juve dhe të gjithë ata që ishin me ne atë ditë!
Me respekt, Abdurrahman Simnica – Zyrtar për shkollat profesionale në MASHT
_______________________
Ministri Hoxhaj vizitoi semimaturantët gjatë Testit të Arritshmërisë
Ministri i Arsimit Enver Hoxhaj i shoqëruar nga anëtarë të kabinetit të tij, ka vizituar sot semimaturantët në shkollën fillore "Ismail Qemajli" në Prishtinë, me rastin e mbajtjes së Testit të Arritshmërisë.
Ministri Hoxhaj gjatë kësaj vizite inkurajoi nxënësit e klasave të nënta për përkushtim dhe fokusim gjatë testit të arritshmërisë.
" Duke ju uruar suksese, ju inkurajoj që të përkushtoheni gjatë këtij testi, i cili në një mënyrë është edhe një mundësi për përcaktimin dhe profilizimin tuaj për drejtimet shkollore të mëtutjeshme" tha me këtë rast ministri Hoxhaj.
Testi i Arritshmërisë është mbajtur sot në 30 Komuna të Kosovës, ndërsa rezultatet e këtij testi do të shpallën me 06. Korrik 2009.
Burimi i informacionit: http://www.masht-gov.net/advCms/#id=20,407,1
23.06.2009 Alush Kryeziu
Testi i Arritshmërisë për klasat e IX-ta, do te mbahet ditën e premte, me 26 Qershor 2009.
Testi do të mbahet në Shkollën e Mesme Profesionale “Lasgush Poradeci” në Kijevë.
Ju të nderuar nxënës duhet të jeni të pranishëm në shkollën e sipërpërmendur në ora 09:00. Testi fillon në ora 10:00.
Ju e dini se duhet të keni me vete lapsa “HB” edhe ujë për pije.
Suksese!
22.06.2009 Alush Kryeziu
Departamenti i Infrastrukturës nga MASHT-i monitoroi ndërtimin e shkollës së re.
.png)
Isuf Gashi, zyrtar në Departamentin e Infrastrukturës në MASHT, premtoi se inventari i shkollës së re do të jetë i gatshëm në muajin shtator 2009.
.png)
Inxhinieri i “AlbArchitekt” z. Shemsi Daka, mbikëqyrës për objektet kapitale të ndërtimit nga MASHT, u njoh me ecurinë e punimeve. Informacionin për rrjedhat e ndërtimit, inxhinieri Shemsi Daka, e mori nga Alfred Berisha, nënkontraktues i projektit.
Monitorimet, siç u shpreh z. Daka, do të bëhen çdo javë e ndodh edhe më shpesh…
.png)
Inxhinieri i “AlbArchitekt” z. Shemsi Daka
19.06.2009 Alush Kryeziu
Edukatorja, Selvie Gashi, e cila ka punuar me nxënës të nivelit parafillor, sot ka ftuar prindërit dhe u ka kumtuar arritjet e fëmijëve të tyre në këtë nivel të edukimit.
Pjesëmarrja e lartë e prindërve dëshmoi angazhimin dhe partneritetin e sinqertë shkollë – komunitet. Fokusimi i këtij tubimi me prindër u përqendrua, kryesisht, rreth përgatitjeve për regjistrimin e nxënësve në klasën e parë.
18.06.2009 Alush Kryeziu
Nxënësit e shkollës “Beqir Gashi”, se bashku me mësimdhënësin Gani Zogaj, sot kanë hapur një ekspozitë me punimet e tyre në lëndën e kulturës figurative.
Kjo ekspozitë njëherazi shënon kurorëzimin e një viti shkollor, të suksesshëm. Edhe pse, me gjithë pengesat që patëm, hapësira e kufizuar e lokalit shkollor, ne synojmë shkollën cilësore.
.png)
Në ketë vit shkollor MASHT-i po na ndërton shkollën e re dhe moderne dhe po na rrit gëzimin tonë.
Nxënës të klasës së parë, nën përkujdesjen e drejtorit të shkollës, vizituan shkollën e re që po ndërtohet…
15.06.2009 Alush Kryeziu
12.06.2009 Alush Kryeziu
Semimatura dhe mbrëmja festive, këtë vit, gjen mbështetje nga prindërit. Prindërit i dalin zot drejtorit dhe kujdestarëve të klasave të nënta për transportimin e nxënësve deri në motelin ku ishte planifikuar të mbahej mbrëmja e semimaturës.
Nxënësit dhe mësimdhënësit u befasuan edhe me tingujt e daulleve. Këtë befasi e sollën drejtorët e dy shkollave, të Rrezorit dhe Kijevës, z. Alush Kryeziu dhe z. Bekim Gashi.
.png)
.png)
Ishte një rastësi, por ndodhi që pikërisht me rastin e 10 vjetorit të çlirimit të Republikës së Kosovës të organizohet kjo mbrëmje festive.
Kjo mbrëmje do të mbahet mend nga të gjithë nxënësit, shumë gjatë…
Edhe kthimin e nxënësve e bënë prindërit më veturat e tyre. Shkolla ka nevojë për partnerë, e më të fuqishmit janë prindërit.
Falënderojmë prindërit për mbështetje!
.png)
.png)
.png)
.png)