Shkolla Rrezor  Mleqan, Malishevë, Republika e Kosovës – Republic of Kosova

Arkiv May, 2009


Në garën e futbollit, nxënësit ishin më të shkathet. Ata fituan garën bindshëm ndaj mësimdhënësve.

Shëtitjen pranverore e bën edhe më madhështore mbështetja e prindërve të cilët sollën edhe ujë dhe ushqime për mësuesit dhe nxënësit. Me këtë rast dua të falënderoj Imer Gashin nga Plloçica, që solli flija për mësimdhënës dhe nxënës.


Nxënësit manifestuan gëzim dhe hare, shëtitja përmbushi objektivin…



Kujtimi më i mirë…
19.05.2009 Alush Kryeziu

Fotografi e më të mirit kujtim në jetën shkollore…


Shkolla e re në ndërtim e sipër dhe fotografimi i sotëm pranë sajë, për të gjithë nxënësit e të gjitha klasave të shkollës sonë, do të jetë kujtimi më i bukur në jetën tonë.
Falënderojmë MASHT-in!




Me rastin e 60 vjetorit të rënies së Dëshmorëve të Kombit: Rifat Berisha, Mustafë Berisha, Islam Berisha dhe Brahim Berisha në shkollën fillore në Berishë u organizua një tubim popullor. Në këtë tubim u bë edhe zbulimi i bustit të atdhetarit Rifat Berisha, emrin e të cilit e mbanë me krenari shkolla në Berishë.
Pjesëmarrja që masive.

________________

Rifat Latif Berisha, lindi në fshatin Berishë, Drenicë 1910, ishte aktivist shqiptar gjatë Luftës së Dytë Botërore.

Rifat Berisha (1910-1949) u lind në Berishë të Drenicës. Ishte biri i Latif dhe Hasime Berishës, të dalluar për mbarëvajtjen e familjes, të ekonomisë shtëpiake, të edukimit të fëmijëve dhe të mikpritjes tradicionale.Më 1926, falë ndihmës së Tahirit, shkon në Shqipëri për shkollim.

Ishte nipi i Tahir Berishës, talentit më të madh të filozofisë popullor në shekullin e tij. Nën përkujdesjen e xhaxhait të shtrenjtë, mësoi për veprimtarinë e personaliteteve më të shquara historike të kohës, si Azem Galica e Ferat Draga, Hasan Prishtina e Ilaz Agushi, Miftar Bajraktari e Nazim Gafurri, Ramadan Shabani e Sadik Rama, Shaban Polluzha e Shtjefën Gjeçovi. Mësimet fillestare i mori në Mejtep të Negrofcit, ndërsa të mesmet në Medrese të Gjakovës.

Më 1931 e kryen Akademinë Ushtarake në Tiranë. Ishte oficer në Gjirokastër, ku, më 1933, martohet me Mirijen, bijën e Xhelal Çanos, epror ushtarak në pension. Shërbeu edhe në Kukës, Lushnjë, Pukë, Sarandë, Shkodër, Tiranë e Vlorë. Mirija dallohej me virtyte më të larta njerëzore e kombëtare. I patën katër fëmijë: Muhameri, që u lind në Gjirokastër më 1935, Afërdita në Shkodër më 1938, Shpresa në Gjilan më 1942 dhe Ylberi në Prishtinë më 1946.

Rifat Latif Berisha, gjatë Luftës së II-të Botërore ishte i njohur si aktivst i angazhuar si kryetar i Frontit Popullor për Kosovë (1949). Ishte një nga organizatorët e Konferencës se Bujanit,në te cilën u zgjodh edhe nenkryetar. Në mbarim të luftës ishte nënkryetar i Kosoves. Nuk u pajtua kurrë me tradhetinë që iu bë Konferencës së Bujanit dhe vendimeve të saj,për çka edhe u vu në shënjestër të OZNA-s.Aktiviteti i tij ne vazhdim,sidomos lidhjet qe ai mbante me ilegalitetin e vendosin ne qender te vemendjes se sigurimit jugosllav derisa pas nje tentative per ta arrestuar qe perfundon me perleshje ai behet pjese e ilegalitetit.Për veprimtari të tij, kundër luftës speciale të Doktrinës së shenjt serbe, Berisha në 17 maj të 1949-ës, përderi sa ishte ne fshatin Gajrak së bashku me një njësit prej gjashtë vetësh, nëpërmjet tradhetisë së të zotit të shtëpisë Smajl Gajraku e rrethon një ekspeditë policore e sigurimit të brendëshem shteteror të Jugosllavisë (në atë kohë e njohur si OZNA), të cilen e drejtonin Çedo Topalloviç dhe Çedo Mijoviç. Njësiti përbëhej krejtësisht nga djem të familjes Berisha: vëllezërit Rifat,Mustafë e Islam Berisha, Brahim Berisha i biri i Islamit e po ashtu Halit dhe Jahir Berisha kusherinj të pare. Pas gati një dite luftimesh njësiti tenton të qaje rrethimin ku edhe bien heroikisht Rifat,Islam,Mustafe e Brahim Berisha.Arrijnë të largohen vetëm Halit e Jahir Berisha. Kuptohet në vazhdimesi një terror e represion mbuloi të gjithë fisin Berisha e po ashtu miqtë e kësaj familje.

Burimi: Nga Wikipedia, Enciklopedia e Lirë



Gara në çiklizëm
16.05.2009 Alush Kryeziu

SHPK në bashkëveprim me DKA -në, komuna e Malishevës, kanë organizuar një garë në çiklizëm në Rahovec. Pjesëmarrës shkollat e komunës (klasa V dhe VI).


Shkolla jonë është përfaqësuar nga nxënësi Hydajet Gashi nxënës i klasës së pestë.



Vizitë në Alpet Shqiptare – Tropojë
16.05.2009 Alush Kryeziu

Vizitë mbresëlënëse në Alpet Shqiptare
Një grup i mësimdhënësve vizituan pjesën veriore të Shqipërisë.
Posa hymë në të ashtuquajturën vijë kufitare, sikur na dëshiroi mirëseardhje një shqiponjë, e cila fluturoi para nesh një kohë, sikur deshi të thotë: “këtu është vendi i shqipeve”.

Pamjet që zuri syri ynë nuk ka aparat fotografik që mund t’i kap. Atraksionin e peizazheve të Alpeve Shqiptare mundet vetëm syri i njeriut ta kap dhe të kënaqet me bukuritë aq madhështore.
Vizituam qytetin Bajram Curr dhe më pas u nisëm për në Fierzë. Pamë digën e hidrocentralit që i jep dritën Shqipërisë.
Si mos të shkosh në grykat e Valbonës, lumit aq të kthjelltë, që mund të pish ujë në rrjedhën e bollshme të tij. Madhështia e bjeshkëve na qoi në thellësi drejt burimit të Valbonës. Nuk është rastësi të ketë kaq shumë emra vajzash “Valbonë” në Republikën e Kosovës. “Valbonë” ky sinonim më kuptimplotë i bukurisë dhe dashurisë për atdheun.


Nuk mund të përshkruhet me fjalë ndjenja se Bajram Curri, në këto gryka, në Dragobi, mbrojti vlerat e demokracisë përparimtare deri në flijim.
Sa shumë poetë e këngëtarë gjetën inspirimin për të krijuar vlera nga këto bukuri, që vetëm Zoti ka ditur të na i dhuroi…



Këndi i përafërt i fotografimit
9.05.2009 Alush Kryeziu

Shkolla në ndërtim e sipër në Rrezor


Shkolla në fazën përfundimtare në Nekovc



Pse u dogj kjo ditë?!
7.05.2009 Alush Kryeziu

Planifikimi është një veprimtari intelektuale, e qëllimshme e njeriut, me të cilën parashihen vizionet, qëllimet, objektivat, të cilat duhet arritur nëpërmjet aktiviteteve, mjeteve, resurseve materiale financiare dhe njerëzore në kohën e caktuar për të siguruar një vlerë apo më shumë vlera të dobishme për zhvillimin e individëve a të shoqërisë.

Planifikimi për ndërtimin e shkollës së re në Rrezor, që është bërë nga MASH-i dhe projekti i detajuar i shkollës së re, që ka burimin në atë planifikim të MASHT-it, të cilin projekt është tani më duke e realizuar firma “Tosi” nga Peja, nuk po ec realizimi në ritmin e dëshiruar, ecje e ngathët… Sot, dita me diell u dogj, nuk u punua se; “nuk pati material për murosje”!!! – Kështu u tha!!!