Shkolla Rrezor  Republika e Kosovës, Malishevë, Rrezor (Mleqan) – SHFMU "Beqir Gashi" – Publike

Arkiv March, 2009

Ngathët po punohet…
31.03.2009 Alush Kryeziu

 

… pse ngathët???




Skulpturë: "Skënderbeu me popullin" – punuar nga Janaq Paço e Genc Hajdari (foto: Alush Kryeziu )

Skulptori Janaq Paço u lind në Konicë më 1914, vazhdoi shkollën e mesme në Selanik dhe më 1933 hyn në Akademinë e Arteve të Bukura në Athinë. Pati fatin të studionte dhe të punonte me nxënësin e Rodenit Kostandin Dimitriadhis. U kthye në atdhe më 1941.

Mbas çlirimit punoi mësues skulpture në Liceun artistik në Tiranë. Këtu doli në pension. Nga 1949 deri më 1959 punoi për monumentin "Skënderbeu" i vendosur në Krujë (kopja e të cilit tani është edhe në Prishtinë). Më 1968 u inagurua vepra "Skënderbeu" i Tiranës, ku ai ishte bashkautor me Odise Paskalin dhe Andrea Manon. Në vitet ’60-’70 realizon një cikël nudosh të cilat më 1975 do t’i thyente me dorën e tij. Realizon dy buste të Fan Nolit të përfunduara më 1960, një bust të Aleksandër Moisiut. Më 1973 përfundon "Gladiatorët" (3.5 m) të parashikuar për t’u vendosur hyrje të Amfiteatrit antik të Durrësit. Më 1982 përfundon grupin skulpturor "Skënderbeu me popullin" që është vendosur në hyrje të Muzeut Historik të Krujës. Në moshën 70 vjeçare iu dha titulli "Skulptor i Popullit". Në ekspozitën "Pranverë 90" në Galerinë Kombëtare të Arteve, fitoi çmimin e parë me "Portret vajze" e cila në vitin paraardhës nuk ishte lejuar të ekspozohej e cilësuar "vepër moderniste". U nda na jeta më 11 korrik 1991.



Faleminderit z. Herzog!
26.03.2009 Alush Kryeziu

 

Z. HERZOG, toger i LMT, këto ditë do të përfundojë misionin e tij në Republikën e Kosovës, me këtë rast, ai organizoi një mbrëmje përshëndetëse me disa drejtorë shkollash. Mbresat për bashkëpunim të sinqertë, ndërmjet shkollave e LMT, siç u shpreh z. HERZOG R., janë të shkëlqyeshme.
Në emër të shkollës sonë, unë falënderoj togerin për bashkëpunim. Ndihma që na ofroi z. Herzog na lehtësoi punën dhe angazhimin tonë në edukim.
Faleminderit z Herzog!

Në këtë mbrëmje mori pjesë edhe nënkoloneli i LMT z. Lieven ( OTL – Lieven O. )



Pushimi pranveror (dimror)
25.03.2009 Alush Kryeziu

Inxhinieri i MASHT-it, z.Bajram Beqiraj, monitoron, këshillon dhe udhëzon, rreth ndërtimit të shkollës së re. Emri i z. Beqiraj do të bashkëjetojë me shkollën e re, moderne e bashkëkohore.
Z. Beqiraj, shprehet së do të ndërtojë shkollën, sikur për fëmijët e tij.

 

Stafi i shkollës sonë bashkë me nxënës e prindër falënderon inxhinierin e MASHT-it, z. Bajram Beqiraj për angazhimin dhe përkushtimin e tij rreth ndërtimit të shkollës sonë. Kjo vepër që ka filluar të ndërtohet, do të jetë arkitektura identifikuese për fshatin Rrezor dhe krenaria e jonë e ditëve të pavarësisë.

Kompania ndërtimore “TOSI”, kryese e punimeve, ka bashkëpunim shumë të ngushtë me MASHT-in dhe shkollën.
Shkolla jonë falënderon MASHT-in!



Krahas kompjuterizimit të shkollave dëshirojmë që të aftësojmë nxënësit dhe mësimdhënësit që të dinë se si ti përdorin ata për nevojat e mësimnxënies. Ky proces do të kryhet gjatë këtyre dy viteve tha ministri Hoxhaj, në punëtorinë me temë "Zhvillimi i Strategjisë për E-Learning në Kosovë"

Në punëtorinë e organizuar nga Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë dhe Sëisscontact i Zvicrës,  është diskutuar për projektin :"Zhvillimi i Strategjisë për E-Learning në Kosovë"

Ministri i Arsimit, Enver Hoxhaj në fjalën përshëndetëse tha se po jetojmë në kohën e ndryshimeve të mëdha falë ndryshimeve të teknologjisë informative e cila ka ndryshuar ekonominë. Ekonomia që një shekull më parë ishte e bazuar më industri, sot bazohet në dije, në transfer të informacionit dhe në aplikim të saj. Po ashtu jetojmë në një treg të punës i cili nuk është si në të kaluarën. Teknologjia informative ka ndryshuar ekonominë,mënyrën e jetës dhe ka pas ndikim edhe në sistemin edukativ .Dua të ju informoi se brenda dy viteve të ardhshëm 1200 shkolla të niveleve te ndryshëm do të pajisen me qendra kompjuterike. Kjo punëtori, ekspertët, duhet të japin shpjegime se cilat janë mënyrat më të mira të përdorimit të kompjuterit, interneti dhe tërë asj që quhet teknologji e informacionit .

Gjatë këtij viti po rishikojmë kornizën e kurrikulit në përgjithësi dhe presim që teknologjia informative do ta pasurojë plan-programin shkollor me inovacion dhe standardizim të dijes. Kemi filluar rikualifikimin e arsimtarëve dhe presim që një strategji e ardhshme E – Learning të ofrojë dhe modele trajnimi të arsimtarëve. Po rishikojmë edhe tekstet shkollore të cilat nuk duam të jenë vetëm të shtypura moderne, por duam që të ketë edhe platforma mësimore të cilat falë E-Learning do të përdoren në shkollat tona . Jemi të interesuar të kemi edhe librari elektronike tha Hoxhaj.

Më tej ministri shtoi se rishikimi i planeve dhe programeve, zhvillimi profesional i arsimtarëve, rishikimi i teksteve shkollore përbëjnë bazën për cilësi në shkolla e cila realisht nuk mund të ndodhë pa strategji të mirëfilltë edhe të E-Leraning (mësimnxënie -Elektronike ).

Duke folur për atë se cilat do të ishin përfitimet nga Strategjia E-learning apo formës se të mësuarit elektronik ministri tha se së pari është me rëndësi të mësohet përdorimi i internetit në të gjitha nivelet shkollimit, dhe në të njëjtën kohë arsimin ta bëjmë shumë më relevant, të rëndësishëm për punësim, të qëndrueshëm dhe të dobishëm për zhvillim ekonomik për çka në të ardhmen shkollat profesionale do të jenë shumë të ndërlidhura me ekonominë.

Dëshirojmë që të gjithë në Kosovë të kenë mundësinë për kualifikime të ndryshme rregulla shkollore por edhe kualifikime tjera. Në fund ministri Hoxhaj ka falënderuar përfaqësuesit e Komisionit Evropian, të Ambasadës Zvicerane dhe të Sëisskontaktit për zhvillimin e kësaj strategjie të arsimit për Kosovën.

Guido Baltroni, përfaqësues i Ambasadës Zvicerane në Prishtinë tha se Zvicrra mbështet zhvillimin e modernizimit të sistemit arsimor në Kosovë që nga viti 2001, me theks të veçantë arsimin profesional. Që nga ajo kohë janë investuar 11 milion franga Zvicerane në sigurimin e pajisjeve për punëtori të ndryshme, trajnim të mësimdhënësve, zhvillim të praktikave moderne dhe të mësuarit virtual. Në vazhdim z. Baltroni përmendi shkollën ekonomike të Prishtinë në të cilën është zbatuar kjo metodë që nga viti 2004.

E-nxënia mund të shërbejë dhe të ndihmojë në aplikimin e një qasje të orientuar kah praktika dhe do të ishte një mjet i mirë për të ardhmen e nxënësve në tregun e punës. Jam mirënjohës për nismën e MASHT për krijimin e kësaj strategjie dhe me kënaqësi do ta mbështesim këtë proces tha z. Baltrone. Nga kjo punëtori dëshiroj që të marrim një hap të rëndësishëm në krijimin e kësaj strategjie të cilën do ta ndihmoj Sëisscontact me të gjitha mjetet e mundshme tha në fund z. Baltroni.

Një fjalë rasti mbajti edhe znj. Sopfi Beaumont, Komisioni Evropian (KE.) e cila tha se kjo strategji vjen në një kohë shumë të përshtatshme për KE në Kosovë. Uroj, që MASHT, në bashkëpunim me Sëisscontact po e fillon këtë punë. Më vonë Bashkimi Evropian do të filloi me aftësimin e mësimdhënësve dhe të nxënësve për përdorimin e teknologjisë informative në shkolla. Do të jetë projekt dy vjeçarë me vlerë 3 milion euro dhe që do të mbështet financiarisht edhe nga KE. Jemi të interesuar që brenda kornizës së BE-së ta përkrahim zhvillimin e teknologjisë informative në Kosovë .

Nëse ky projekt ec mirë që tani mund të parashikojmë edhe programe të reja zhvillimore tha znj. Beaumont.

Në këtë punëtori po marrin pjesë, përfaqësues të Komisionit Evropian, përfaqësues të Ambasadës Zvicerane në Prishtinë, ekspert ndërkombëtarë të kësaj fushe të arsimit, zyrtarë të lartë të MASHT-it, profesorë të informatikës etj.

__________

Burimi: http://www.masht-gov.net/advCms/#id=20,311,1





Themelet e ndërvarësisë më kuptimplote; Shteti dhe Shkolla.
Sisteme të ndërvarura që plotësojnë dhe ushqejnë njëri tjetrin, zbukurojnë jetën e shumë sistemeve tjera të një shoqërie – Shteti dhe Shkolla.
Themelet e Shtetit dhe themelet e Shkollës, janë dy sisteme të ndërvarura që fuqizojnë jetën tonë.
Armiku më i fuqishëm i varfërisë, varfërisë shumë dimensionale, është arsimi – shkolla cilësore.

Për këtë arsye nuk mund ta fshehim gëzimin dhe krenarinë tonë, sepse nga themelet e Shtetit tonë u linden themelet e shkollës së re – Themelet e simbiozës afatgjate.

Faleminderit MASHT



>>>>>>>English

Ekipi Ndërlidhës Monitorues i KFOR -it, ( Liaison Monitoring Team – LMT ) vizitoi shkollën tonë dhe u interesua për ecurinë e punimeve rreth ndërtimit të shkollës së re.
LMT solli për nxënës të shkollës sonë edhe revistat “For You” dhe “Dritarja”, po ashtu ata dhuruan edhe një pako lapsa për nxënësit tanë.


Foto: Pranë themeleve të shkollës së re, LMT është partner dhe ka ndarë shqetësimin bashkë me ne, për të pasur shkollë të re.



Gjatë shkuarjes për në Korçë, u ndalem në Fushë Arrëz, tek vendi ku pati ndodhur aksidenti tragjik, ku humbën jetën 15 maturantë, nga Malisheva, drejtori i DKA-së z. Isuf Morina, vuri lule, në shenjë respekti, pranë lapidarit.


Drejtoria Komunale për Arsim e Malishevës, përkatësisht drejtori i DKA-së z. Isuf Morina, ka organizuar një vizitë historike me arsimtarë të shkollave të komunës së Malishevës, në Shkollën e Parë Shqipe në Korçë.

 


Gëzuar Ditëlindjen e 122-të, o shkollë e shqipeve!

Rëndësia e kësaj vizite ishte e madhe, jo vetëm që pamë Shkollën e Parë, por pamë edhe një ekspozitë me koleksione të rralla të botimeve për shkollat e para shqipe.

Këshilli i Shkollës sonë, ka përzgjedhur mësuesin më të mirë, për vitin shkollor 2008 – 2009, arsimtarin e lëndës kulturë muzikore, Ibrahim Gashin.
Në këtë vizitë morën pjesë të gjitha shkollat e komunës së Malishevës me nga një përfaqësues, përkatësisht mësuesi më i mirë i shkollës që ishte përzgjedhur në nivel të shkollave të komunës sonë.

Muzeu Kombëtar – Gjergj Kastrioti – Skënderbeu

Agjenda e vizitës na mundësoi të shohim edhe qytete e monumente tjera të rëndësishme në Shqipëri.
Vizituam dhe u impresionuam me qytetet: Korçë, Krujë, Tiranë, Durrës, Elbasan, Shkodër, Pogradec, Kavajë, Rrogozhine, Peqin, Cërrik, Librazhd, Përrenjas, Fushë Krujë, Lezhë, Pukë, Fushë Arrëz, Kukës, e tj..

Shih fotografitë>>>>

>>>>>>>>>>>>>>>>

________________________

(Një shkrim me rastin e 120 vjetorit të Shkollës së Parë Shqipe, para dy viteve)

Një shekull e dy dekada udhë e gjatë për shkronjat që i japin fytyrën kombit.

REPORTAZH

Në Korçë, aty ku u themelua shkolla e parë e shqiptareve. Vështrim në objektin historik, tashme gërmadhë, që përballë kujtesës së fortë kombëtare, sfidohet me shkatërrimin e kohës, shpërfillur ca më fort nga autoritetet. Sepse ciceronet se paku duhet të jenë krenarë teksa u flasin turisteve nga vendi dhe bota, për përpjekjet e paepura atdhetare, “për pakëz dritë”

KORÇË – Plot 120 vjet udhë të gjatë dhe histori, duket se nuk janë pak për një komb, i cili ka luftuar për germat e tij të dashura, për gjuhën pa të cilën nuk do të kishte as identitet, e thënë ndryshe nuk do të ekzistonte. Dhe këtë mundësi shqiptarëve dhe kombit të vogël në zemër te Evropës ia kanë dhënë patriotet e shquar korçarë, por edhe një qytet pa të cilin dhe vetë Shqipëria do të humbte dimensionin e saj. Korça, qyteti që shtrihet në skajin me juglindor të Shqipërisë, nuk mund të kishte kuptim pa Mësonjëtoren e Parë Shqipe. E ndodhur si për rastësi apo kushedi se çfarë në qendër të Korçës, kjo ndërtesë dykatëshe e mbushur me shumë histori, ka më shumë së një shekull që flet. Ajo përshëndet banorët e qytetit të saj, por dhe është kujtesa e tyre më e fortë. E gjendur mes një triptiku që duket se tashme është prishur, përballë shtëpisë se patriotit Themistokli Germenji dhe shtëpisë se Mihal Gramenos, që duket se ka ndryshuar format, kjo mbretëreshë e vetëdijes sonë ka kaluar përmasat e një muzeu me të cilin identifikohet nga ciceroni.

Muzeu… muzè

Muzeu Kombëtar i Arsimit ka një histori të gjatë të mbushur me përpjekje, madje dhe me gjak nga patriotet e njohur të këtij qyteti, të cilët e kthyen atë në një qendër ku do të mësohej, këndohej dhe lexohej vetëm shqip. Në të kundërt, edhe këto rreshta që ne i shkruajmë për të, nuk do të ishin nëse nuk do te ishte kjo shkollë, por dhe ata njerëz që bënë gjithçka për të na dhuruar gjuhën tonë. E kështu pra, nëse të bie rasti të vish në Korçë, nuk mund të rrish indiferent pa vizituar Mësonjëtoren e Parë Shqipe, pasi ajo të ndjell vetë dhe të fton ta shohësh dhe të prekesh atë histori të ngjizur me sakrifica dhe me gjak, me të cilën u blatuan germat prej tunxhi të shqipes sonë. Një ciceron gjendet shpeshherë aty, ndonëse jo me këtë dëshirë dhe pasion që të zgjojnë ditët e marsit, që duket se i dedikohen më shumë madhështi kësaj historie të madhe jo vetëm të Korçës. Korça e agimeve të mëdha, më 7 mars të këtij viti ka një jubile të madh, përkujton 120-vjetorin e çeljes së shkollës së parë shqipe.

Pak histori për shkronjat…

Edhe shkronjat kane pasur fatin e tyre, sidomos shkronjësit e tyre. Shpesh këto shkronja kanë ndjerë ngrohtësinë e gjakut të atyre që i krijuan ose hidhërimin e helmit që ka marrë jetën e atdhetarëve të mëdhenj. Një nga monumentet e gjuhës se pavdekshme shqipe është dhe i madhi Petro Nini Luarasi, i cili ka qenë dhe drejtori i parë i shkollës shqipe në Korçë, pasi u mësoi gjuhën kolonjareve. Lindi në fshatin Luaras te Kolonjes, dhe ishte biri i një muratori. Ishte nxënës në shkollën e Qestoriatit të Koto Hoxhit. Punoi si mësues ne fshatrat e Kolonjës, ku u mësonte fëmijëve fshehurazi gjuhën shqipe. Më 1887 hapi në Ersekë shkollën e parë shqipe dhe më pas, në 1892-1893 shkollat shqipe në krahinat e Kolonjës e të Vakëfeve. Punoi si drejtori i Mësonjëtores së Parë Shqipe në Korçë dhe më vonë në shkollën e Negovanit, 1909-1911 në emigracion në Amerikë. Mori pjese aktive në lëvizjen kombëtare. Ishte nismëtari i shoqërive patriotike “Mall i mëmëdheut” dhe “Pellazgut”, i krijimeve të fshehta të komiteteve për lirinë e Shqipërisë. Për veprimtarinë e tij politike, vdiq i helmuar nga xhonturqit dhe patriarkana e Stambollit. Në të gjithë veprën e tij trumbetohej ideja e bashkimit për lirinë e Shqipërisë, pavarësisht nga besimi fetar.

Muzeu dhe vizitoret

Shkolla e Parë Shqipe tërheq gjithmonë vizitorë në çdo stinë të vitit. Vitin e kaluar u kthye në një mode për shqiptarët përtej kufijve nga Maqedonia dhe Kosova, të cilët janë mrekulluar me dokumentet historike dhe gjithçka kanë gjetur në këtë ndërtesë, sot 120-vjeçar. Nga 1 marsi, duket se vizitat në këtë muze kanë shpërthyer, duke pasur një “bum” të vërtetë. Të gjitha shkollat e qytetit janë angazhuar të sjellin nxënësit e tyre për t’u njohur me këtë pjesë të çmuar të historisë që merr përmasa të mëdha jo vetëm për Korçën. Ndërkaq, dy shkolla të njohura nga kryeqyteti do të jenë dhe mysafiret e vegjël mes të shumtëve, që do të jenë prezentë në Korçë për të festuar me madhështi një festë të jashtëzakonshme.

Shkroi: Irena Vreto
__________________

Mësonjëtorja e Korçës

Më 7 mars 1887 në vendin tonë u çel në Korçë shkolla e parë në gjuhën amtare, e cila kishte fillimisht mbi 35 nxënës. Megjithëse edhe më parë ishin bërë përpjekje për çeljen e shkollave shqipe, shkolla e parë e Korçës dallohej për fizionominë e saj kombëtare, laike dhe demokratike. Në të mësimi zhvillohej vetëm shqip, nuk kishte përmbajtje fetare dhe në të mësonin djem e vajza pa asnjë dallim

Mësuesit e parë

Mësuesit e parë që dhanë mësim në këtë shkollë ishin Pandeli Sotiri, Thanas Sina e Thoma Avrami. Si drejtues të shquar të kësaj shkolle përmendim atdhetarët e njohur: Petro Nini Luarasi, Nuçi Naçi, Janko Minxha, Kristaq Vaja. Në fillim shkolla e Korçës kishte katër klasa, numri i nxënësve pas tre muajsh arriti në 60 dhe në vitin e dytë të saj, në 300 nxënës.

Normalja e Elbasanit

Më 1 dhjetor të vitit 1909 u çel normalja e Elbasanit, shkolla e parë pedagogjike shqipe. Eshtë e para shkollë e mesme shqipe, vatër e përgatitjes së brezave të mësuesve. Në vitin e parë në të mësuan 140 nxënës, gjysma nga Kosova dhe Çamëria. Deri në vitin 1920 normalja e Elbasanit është mbyllur dhe rihapur disa herë për të vijuar më tej aktivitetin.

Shkroi: Aldo Kozarja



Urime 7 Marsi – Dita e Mësuesit
7.03.2009 Alush Kryeziu


Recitim: Jam shqiptar e kosovar – Recitojnë: Edonë Kryeziu, Kosovare Shala dhe Brendonë Kryeziu