Shkolla Rrezor  Republika e Kosovës, Malishevë, Rrezor (Mleqan) – SHFMU "Beqir Gashi" – Publike

Arkiv February, 2008

Shpallet Kosova e pavarur
17.02.2008 Alush Kryeziu


Flamuri i Republikës së Kosovës

Manifestimi në qytezën e Malishevës



Sot u organizua një ditë aksioni,
pastrimi i hapësirave të brendshme e të jashtme të shkollës sonë.

Po ashtu nxënësit përgatiten
transparente për Pavarësinë e Kosovës
që pritet të shpallet më 17.02.2008



LMT – solli revisten “Maz & More”
14.02.2008 Alush Kryeziu

Shkolla jonë ishte njëra ndër tri shkollat e komunës se Malishevës të intervistuara për revisten e KFOR-it

Shkolla që të jetë lëvizese, cilësore, efektive etj., është dhe duhet të jetë gjithëherë në kërkim të partnërve të mundshëm brenda dhe jashtë. Përmasat reciproke të partneritetit shkollë – komunitet do të jenë shumë më të mëdha nëse palët kanë informacion, për rëndësinë e kësaj çështje, pra shkolla, prindërit, komuniteti i brendshëm e po ashtu edhe ai ndërkombëtar.

Bashkëpunimi i shkollës me partnerë ka rezultate të shumta në arsim, si: rritet efektshëria e shkollës, rritet cilësia në mësimdhënie, qeverisje funksionale, rezultate të larta në nxënie, aftësimi i njerëzve për punë dhe profesione, rritet standardi ekonomik e jetësor… Inkurajohen vlerat humane për shkathtësi jetësore e sidomos për nxënie gjatë gjithë jetës.

Shkolla jonë, po ashtu po shqyrton idenë e Ekipit Ndërlidhës Monitorues (LMT), për binjakëzimin e shkollës sonë me një shkollë si motër në Gjermani. Përgatitjet jemi duke i bërë, për informacionin dhe ofertën (në gjuhën angleze) dhe besojmë se kjo do të ndodhë.



Siguria në trafik
12.02.2008 Alush Kryeziu

Njësia e policisë së bashkisë – Stacioni Policor në Malishevë, sot organizuan në bashkëveprim me shkollën tonë një ligjëratë për nxënësit tanë, mbi temën “Roli i policisë dhe siguria në trafik”



Roli i SHPK-së si partner për shkollën është i mirëseardhur, sepse nxënësit tanë kanë mundësin të marrin informacion jashtë kuadrit të kurrikulave e plan-programeve mësimore që ngrit nivelin e dijeve si tërësi. Këtë rrugë bashkëpunimi do të duhej të praktikonin edhe komuniteti i prindërve, institucionet shëndetësore, kulturore e sportive etj,.

Shkolla jonë falënderon SHPK-në e KK Malishevë e në veçanti ekipin, përberë nga: Mehdi Jonuzi – rreshter, Mirlinda Kastrati – police, Shaqir Selimi – polic dhe Halime Bytyqi – police.



Ekipi Ndërlidhës Monitorues i KFOR -it, ( Liaison Monitoring Team – LMT ) vizitoi shkollën tonë.

Ekipi monitorues u interesua për arritjet në planin edukativ të shkollës sonë. Biseda në formë interviste që u zhvillua ishte mjaftë miqësore.

Në planin edukativ ne përpiqemi të integrohemi në përvojat më të avancuara të shteteve më të zhvilluara. Sot kur teknologjia informatike në planin botëror ka arritur të krijojë “super stradën” që jep mundësinë për marrje e dhënie pa kufi është mundësi edhe për ne. Këtë mundësi tani më edhe shkolla jonë e ka.

Shtëpia jonë e përbashkët – Toka, ka nevojë për “prodhimin” e lumturisë dhe largimin e urrejtjes – këtë synim kemi ne.

Mesazhi i nxënësve tan është – Duam të jetojmë të lirë dhe të lumtur!