Shkolla Rrezor  Republika e Kosovës, Malishevë, Rrezor (Mleqan)

Për shkak të reshjeve të vazhdueshme të borës dhe vështirësimit të lëvizjes në gjithë territorin e Kosovës, pas kontakteve me të gjitha Drejtoritë Komunale të Arsimit (DKA) në Republikën e Kosovës, është vlerësim se në shumicën e komunave, gjendja e kushteve atmosferike është e vështirësuar.

Me kërkesën e shumicës së DKA-ve, MASHT bie vendim që përkohësisht (respektivisht gjatë ditëve e enjte dhe e premte), të ndërpritet mësimi në të gjithë arsimin parauniversitar të Kosovës.
Mësimi në të gjitha shkollat rifillon të hënën, më 30 janar 2012.
Ditët dhe orët e humbura do të kompensohen sipas planifikimit të përbashkët të DKA-ve me MASHT-in.

Burimi: http://www.masht-gov.net/advCms/



20 vjet shkollë e pavarur…
19.01.2012 Alush Kryeziu

Shkolla Shqipe në Kosovë, 20 vjet pavarësi, nga regjimi okupues serb.

Vetëm ata nxënës e mësimdhënës, që kaluan atë periudhë të mbijetesës së arsimit shqip në Republikën e Kosovës, dinë se ç’do të thotë dhunë, diskriminim e gjenocid të programuar, për fat të keq nga koka e një kombi, Akademia e Shkencave Serbe, për të dhunuar e zhdukur gjithë ç’është shqiptare.
Sa e zorshme… kur nxënësit nuk mund t’i ofrosh atë që është e domosdoshme, sa trishtuese kur të rrahet nga policia serbe nxënësi apo kolegu i punës, kur një laps ndahet në tri pjesë, kur mungon libri, kur nxënësi sjell nga shtëpia e tij dru për t’u ngrohur në ditët me acar… O Zot, sa shumë dhembje ndiejmë… O Zot, sa shumë jemi krenarë që bëmë, aq sa për të mbijetuar dhe për ta fituar luftën…
Sot, jemi të lirë…
 



Procedurat e prokurimit në shkolla
13.01.2012 Alush Kryeziu

Trajnimi mbi procedurat e prokurimit në shkolla, me drejtorë shkollash, anëtarë të Këshillit të Shkollës dhe anëtarë të Këshillit të Prindërve ka përfunduar sot në komunën e Malishevës. Shkolla jonë ka marrë pjesë në këtë trajnim, me dobi, në grupin e fundit të këtij trajnimi.

Trajnere e kësaj punëtorie dyditore, më 12 e 13 janar 2012, me vlerë, ishte znj. Fatmire Morina e cila ka sqaruar dhe ka lehtësuar të kuptuarit mbi procedurat e prokurimit në shkolla.
Trajnimi ka përfunduar duke ju nënshtruar edhe një testi të cilin pjesëmarrësit e kanë kaluar me sukses.
Nga shkolla jonë kanë marrë pjesë: Drejtori i Shkollës Alush Kryeziu, Kryetari i Këshillit të Shkollës Musë Zogaj dhe mësimdhënësja Servete Gashi, anëtare e Këshillit të Shkollës.
 



“Çfarë profesioni fisnik është i vleshëm për shtetin sesa ai i njeriut që edukon brezin që r r i t e t ? ”Cicero.

Urime fillimi i gjysmëvjetorit të dytë, suksese!



Kolegji “Universum” dhe “Aga Xhite” në bashkëpunim me MASHT e MASH, ka organizuar seminar dyditor në Durrës. Seminarin e ka shpallur të hapur drejtori Shyqëri Obërtinca dhe ka caktuar moderator profesorin Halil Bashota.


Tema bosht e këtij seminari ishte “Vlerësimi i brendshëm në Arsimin Parauniversitar”. Me trajtesa të veçanta u paraqiten ekspertë të fushës së vlerësimit në Arsimin Parauniversitar, si: Drita Kadriu – Këshilltare e Ministrit të Arsimit, z. Ramë Buja – Republika e Kosovës, Ndriçim Mehmeti – Përgjegjës i Sektorit të Vlerësim Monitorimit të Cilësisë pranë MASH – Republika e Shqipërisë, Agim Berdynaj (MASHT), Ramush Lekaj (MASHT), Suat Berisha – Kryetar i Këshillit Drejtues (Kolegji “Universum” dhe “Aga Xhite”), Igballe Cakaj (MASHT), Mustafë Kadriu (MASHT), etj..
Drejtori i përgjithshëm i të dy kolegjeve “Aga Xhite” dhe “Universum”, Mujë Berisha ka paraqitur një praktikë vlerësimi në këto dy kolegje…


Në këtë seminar dy ditor kanë marrë pjesë drejtorë të DKA të Republikës së Kosovës dhe drejtorë shkollash të Republikës së Kosovës. Seminari ka përmbyllur punimet me konkluzionet përfundimtare që u lexuan nga Ramush Lekaj (MASHT) dhe Drejtori ekzekutiv i kolegjit “Aga Xhite”, Zair Doda.


Nga komuna e Malishevës, pos drejtorit të DKA-së, Isuf Morina, kanë marrë pjesë edhe Nebih Zogaj dhe Alush Kryeziu, drejtorë shkollash nëntëvjeçare.
 



Gëzuar Vitin e Ri 2012!
31.12.2011 Alush Kryeziu

Gëzuar Vitin e Ri 2012!



Pushime të gëzuara dimërore!
23.12.2011 Alush Kryeziu

Pushime të gëzuara dimërore!

          

Një vit pune e suksesi në shkollën tonë…



Programi Arsimor Themelor – PATH (BEP), që financohet nga USAID, ka organizuar një takim informativ për shkollat e përzgjedhura, që do të përfshihen në trajnim në komponentën e vlerësimit. Tri komunat simotra: Drenas, Malishevë dhe Rahovec, përkatësisht Drejtoritë Arsimore të komunave përkatëse, kanë përzgjedhur nga 12 shkolla që do të fillojnë trajnimet në komponentën e dytë të PATH – BEP „Përmirësimi i vlerësimit të rezultateve të të nxënit".
Takimin informativ e ka hapur Drejtori i PATH (BEP), z. Keith Prenton, i cili në gjuhën shqipe ka përshëndetur të pranishmit dhe ka bartur informacionin për misionin e Programit Arsimor të cilin ai e udhëheq. Në ketë takim kanë marrë pjesë: drejtorë shkollash, drejtorë të DKA-ve dhe nga MASHT – Sektori për Vlerësim, mori pjesë z. Afrim Rrahmani.

Prezantimin për komponentën e dytë „Përmirësimi i vlerësimit të rezultateve të të nxënit" e shpalosen znj. Arlinda Gashi Bajgora (koordinatore) dhe z. David CarrollEkspert Ndërkombëtar për Vlerësim.
 

SHFMU “Beqir Gashi” është njëra ndër 11 shkollat e para që u përfshinë në pilot – projektin e PATH – BEP në nivel të Republikës së Kosovës. Drejtori i shkollës sonë, z. Alush Kryeziu dhe znj. Servete Gashi – mësimdhënëse dhe facilitatore për Vlerësim me Bazë në Shkollë, kanë prezantuar arritjet në fushën e vlerësimit në shkollë si rezultat i involvimit të shkollës në këtë Projekt që është shumë premtues për rritje të cilësisë në shkollë.

Fjala e drejtorit të shkollës sonë, z. Alush Kryeziut

Të nderuar drejtorë të DKA-ve
Drejtorë shkollash
Mësimdhënës
I nderuar drejtor i PATH – BEP, z. Keith Prenton

Ju përshëndes dhe ju uroj shumë suksese në Programin Arsimor Themelor – BEP që financohet nga USAID.

Në ketë program arsimor, shkolla “Beqir Gashi” e Rrezorit (ish Mleqanit), KK Malishevë, pati fatin e mirë që të përfshihet që në fillim, dhe ne jemi sinqerisht të lumtur, prandaj në emër të nxënësve, prindërve dhe mësimdhënësve, të shkollës të cilën unë drejtoj, shpreh falënderimet më të sinqerta për Programin Arsimor Themelor dhe drejtorin e këtij programi z. Keith Prenton.
Fal këtij Programi Arsimor, në të cilin ne jemi përfshirë, shkolla jonë sot është shndërruar në organizatë të të nxënit me synim të arritjes së shkollës cilësore që ishte dhe mbetet synim i yni kryesor. Këtij synimi, Programi Arsimor Themelor – PATH (BEP), që financohet nga USAID, po i kontribuon më shumë së shumë.
Ne jemi ndër shkollat e para në nivel të Republikës së Kosovës që kemi filluar rrugëtimin së bashku me gjithë partnerët që janë pjesë e këtij Programi Arsimor.

Të nderuar pjesëmarrës

Shkolla sot, nënkupton angazhimin për të u përballur me pengesat dhe për t’i dominuar ato. Shkolla e shkullit 21 ka synim ngritjen e kapaciteteve të resurseve humane që do të jenë të gatshëm të përballën me sfidat dhe diversitetin e informatave të këtij shekulli.
Ne si shkollë, duke ju falënderuar këtij Programi Arsimor, kemi ngritur kapacitetet profesionale me bazë në shkollë, deri me tani ne kemi pesë facilitatorë, në disa fusha, si: vlerësim, anglisht dhe përdorim të teknologjive moderne, matematikë dhe shkenca dhe në TIK.
Në kuadër të këtij programi njëra nga tri komponentët është edhe vlerësimi. Trajnimi për mësimdhënës, i cili ka si objektiv përmirësimin e vlerësimit të rezultateve të të nxënit në arsim, në shkollën tonë është organizuar nga BEP, dhe me interesim është ndjekur nga të gjithë mësimdhënësit e shkollës sonë.
Vlerësimi – (Assidere nga latinisht do të thotë për t’u ulur pranë ose për t’u gjetur pranë). Në kontekstin arsimor, vlerësimi paraqet procesin e respektuar të të mësuarit, duke përshkruar, mbledhur të dhëna, regjistrime, shënime dhe interpretimet për një nxënës, ose për vetveten.
Të vlerësuarit është një episod në procesin e të mësuarit, pjesë e të menduarit dhe e të kuptuarit, është biografi apo autobiografi e progresit në të mësuar.
Në kontekstin e reformës shkollore, vlerësimi është një mjet thelbësor për vlerësimin e efektivitetit të ndryshimeve në procesin e mësimdhënies e mësimnxënies…
• "Kur të zbatojmë mirë, vlerësimin formues (formative), ne mund të dyfishojmë shpejtësinë e të nxënit për nxënësit tanë." (Wiliam Dylan, Lidership arsimor. Dhjetor 2008).
Përparësitë e vlerësimit formues – formativ:
• Nxënësit janë më të motivuar për të mësuar.
• Nxënësit marrin përgjegjësi për mësimet e tyre.
• Nxënësit bëhen përdorues të vlerësimit.
• Nxënësit mësojnë aftësi të vlefshme gjatë gjithë jetës, si: vlerësimi, vetë-vlerësimi dhe të përcaktojnë qëllimet.
• Arritja e nxënësve mund të përmirësohet për 21-41 %.

Programi për Arsimin Themelor i Agjencionit të SHBA-ve për zhvillim ndërkombëtar (USAID) është i mirëseardhur për stafin mësimdhënës të shkollës sonë, komunitetin e prindërve dhe komunitetin e nxënësve, sepse ne konsiderojmë se ky Program do të thyejë përfundimisht kornizat e mësimdhënies tradicionale që nënkupton integrim më të shpejtuar të arsimit në shekullin 21.
Ky Program Arsimor do të ketë fuqinë të reformojë mësimdhënien, jo vetëm në fushën e vlerësimit, por edhe në menaxhim dhe në ngritjen e kapaciteteve profesionale në lëmi të ndryshme duke përfshirë edhe përdorimin e teknologjive të reja.
Po e ritheksoj ne jemi me fat, sepse po ndryshojmë vetën tonë, me përkrahjen e partnerëve shumë të sinqertë, me synim të përbashkët arritjen e cilësisë në shkollë.
Jo rrallëherë kemi thënë: “ne synojmë shkollën cilësore”, synimi ynë është më afër së kurrë të bëhet realitet, sepse ne kemi besim në vetën tonë dhe në miqtë tanë.
Ju faleminderit!
 



Dita e Shkollës – Fotografi
15.12.2011 Alush Kryeziu

            



Ekipi Ndërlidhës Monitorues i KFOR-it – LMT ka bërë një prezantim rreth ruajtjes së mjedisit që na rrethon, riciklimit të mbeturinave, mirëmenaxhimit të rrymës elektrike dhe ujit.
Klasat e teta dhe të nënta kanë përcjellë me vëmendje informacionin me vlerë edukative e arsimore. Nga Ekipi i LMT-së kanë prezantuar: Thomas Fässler – Teamleader LMT dhe Tobias Moosberger, të cilët u shoqëruan nga përkëthyesi Erdogan Shipkovica.
Drejtori i Shkollës, ka falënderuar KFOR-in, përkatësisht Ekipin Ndërlidhës Monitorues – LMT për këtë prezantim me vlerë.